Befason futbollisti i Andorrës: Më kanë porositur shokët serbë të klubit, ndaj Shqipërisë do të bëjmë maksimumin që ata të mos fitojnë

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 13 nëntor në transfertë përballë Andorrës në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Në prag të këtij takimi, ka folur një nga futbollistët e përfaqësueses së Andorrës, Eric Vales. Ky i fundit, ka theksuar se e ka “porosi” nga shokët serbë me të cilët luan në klubin Tekstilac, për të mundur Shqipërinë.
“Nuk mund t’ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos kini asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç bëjmë kundër çdo kundërshtari tjetër, qoftë në një ndeshje zyrtare apo miqësore. Do të përgatitemi dhe do të luajmë kundër Shqipërisë sikur të ishte një finale. Ajo që mund t’ju them është se atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe jemi shumë të motivuar për të arritur një rezultat të mirë para tifozëve tanë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të përparojmë.
Sigurisht që kemi folur me shokët serbë për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti midis shokëve të ekipit është ajo që na bën më të mëdhenj. Është normale që djemtë duan të shohin një rezultat të mirë nga ana jonë, sepse ata duan më të mirën për ekipin e tyre kombëtar dhe shpresoj që pas ndeshjes t’i shoh shokët e mi të ekipit të lumtur”, ka deklaruar Vales.
Vales është pjesë e kampionatit serb ku akvitizohet tek skuadra e Kategorisë së Dytë, Tekstilac Odzaci, që ndodhet edhe në atë kategori është në vendin e gjashtë në klasifikim.




