ShowBiz
Banorët marrin vesh të vërtetën, Luizi largohet nga shtëpia e Big Brother: Më falni nëse ju kam mërzitur vërtet

Banorët zbuluan rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit.
Pas kësaj, Luizi la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5, pas tre ditësh qëndrimi si “mysafir”.
Ai gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:
“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të më fitoj më i miri. I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni. E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, i tha Luizi banorëve përpara se të dilte./tch




