Atentat në një pikë karburanti, dy viktima në Durrës. Konflikti nisi për një kafe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Manëz, pranë një karburanti, ku pas një konflikti për motive të dobëta janë vrarë me armë zjarri Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.
Sipas policisë, dyshohet se Flori Paluçi u vra nga D. P., 21 vjeç, ndërsa Aranit Kurti është qëlluar nga Flori Paluçi gjatë konfliktit.
Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy persona
Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe
Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Konflikti ka nisur pasi një persona që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit.
Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.