Life Style

“Artistët që përfundojnë në juri talentesh, janë në pension”; kujt ia ‘hodhi këtë kunjë’ Ermal Mamaqi?

Ermal Mamaqi e nisi karrierën e tij si djalë që bënte humor shumë intersant tek ‘Portokalli’, më pas kaloi tek ‘Apartamenti 2xl’ dhe e pamë si producent filmash komedi.
Nuk kaloi shumë kohë dhe aktori, i cili në fakt ka studiuar kanto, nisi të jetë mentor dhe në trajnimet e tij kishte shumë pjesmarrës, edhe pse çdo trajnim kushtonte shumë.

Por, Mamaqi ka çuditur me një deklaratë, teksa ishte i ftuar në podcastin ‘Klo’s Friend’. Mentori u shpreh se ‘Artistët që përfundojnë në juri talentesh janë në pension’.
Klotilda: Pra, mendon që ato juritë nuk janë ndonjë gjë e madhe?
Ermali: Për mua nuk janë ndonjë gjë e madhe
Klotilda: Një lloj pensioni?
Ermali: Një lloj pensioni është, sepse do japësh gjykim për talentet e reja. Pra, nuk do jesh më ti ai star-i në skenë.
Nuk dihet për kë ishte kjo ‘goditje poshtë brezit’, por ka shumë artistë që, edhe pse janë pjesë e jurive, vazhdojnë ende karrierën e tyre. Tani mbetet të kujtojmë se kush nga ata ka kritikuar Ermalin si mentor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button