Armir Tola për BBV5: “Finalja është mes Mirit dhe Kristit, fitues shpallet…”

ftuar këtë javë në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banori i këtij edicioni në Big Brother VIP, Armir Tola. Ai së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin, Lei Krajën dhe Anton Bellon kanë analizuar deri më tani dinamikat dhe situatat që kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kur u pyet në lidhje me finalen e këtij edicioni dhe se cilin prej banorëve shikon më favorit, Armiri u përgjigj duke thënë:
Unë po them se kush janë pretendentët për ta fituar realisht, në fillim në radhë të parë kë do të doja unë që janë në finale Mali me Stenaldon dhe fiton Stenaldo ama kush del janë Miri, Kristi Lamaj, Selin. Këto tre po them. Po të ishte dhe Malin me Stenaldon tek këta të tre për mua finalja do të ishte shumë e bukur, por kush e fiton logjikisht Selin e heq nga finalja. Mbetemi tek Miri dhe Kristi, unë tek këta të dy jam që mund të dalë fitues që ka shumë arsye.
Nëse në podin final sipas Armirit do të ishte Kristi dhe Miri, fiton:
Me një përqindje shumë të vogël mund të fitojë Kristi Lamaj. Sipas llogarive të mia.
A e shikon edhe Rogertin pjesë të finales ose si fitues?
Jo, nuk ekziston. Duhet të jesh negativ-pozitiv që të fitosh BBV. Jo negativ-negativ.




