ShowBiz

Alba Pollozhani i kërkon falje Alaudin Hamitit për situatën e krijuar në Prime

Pas natës së tensionuar në spektaklin e së premtes, Alba Pollozhani, është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo kishte dalë në qendër të vëmendjes për shkak të reagimeve të forta dhe akuzave ndaj produksionit, ku pretendoi se videot e shfaqura për të ishin të montuara.

Megjithatë, duket se Pollozhani ka reflektuar mbi situatën dhe ka vendosur të sqarojë raportet e saj me moderatorin e spektaklit, Alaudin Hamitin.

Gjatë kthimit në shtëpi, ajo i ka kërkuar atij falje për sjelljen e natës së premte.

“Dini na fal për mbrëmë, nuk ishte personale me ty”, tha ajo duke treguar se reagimi i saj nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me moderatorin, por me situatën e krijuar gjatë spektaklit.

Rikthimi i saj dhe kërkimi i faljes kanë hapur diskutime të reja në rrjet, ndërsa publiku po pret të shohë nëse tensionet do të qetësohen brenda shtëpisë dhe si do të vijojë loja për Pollozhanin pas këtij episodi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button