Life Style

Akuzat e babait të Selin ndaj Mirit, vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për banorin

Një debat i nxehtë ka shpërthyer pas deklaratave të babait të Selinës, banores së “Big Brother VIP 5”, gjatë një bisede telefonike për “Shqipëria Live”. Jeton Bollati nuk nguroi të komentonte marrëdhënien e vajzës së tij me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Deklaratat e tij të forta kanë nxitur reagime të menjëhershme nga familjarë, të afërm dhe miq të Miris, të cilët dolën në mbrojtje të tij. Ndër ta ishte edhe Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori, e cila përmes një postimi në “Instastory” shpjegoi se Miri nuk ka shkelur kurrë privatësinë e askujt dhe nuk ka kaluar kufij në marrëdhënie me vajzat apo banorët e tjerë.

Sipas Kaltrinës, Miri është person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ka nevojë. Ajo theksoi se sjellja e tij brenda shtëpisë është gjithmonë e respektueshme dhe e matur, duke e përshkruar atë si një burrë me parime dhe kufij të qartë.

“Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet për të thyer imazhin e dikujt nuk dëmtojnë vetëm personin në fjalë, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek familja dhe njerëzit më të afërt”, u shpreh Kaltrina, duke i bërë thirrje publikut të mos nxitojë për të gjykuar situatat e perceptuara nga jashtë të formatit të Big Brother.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button