Aksidenti i rëndë në Gjadër, 5 të plagosur mes tyre dhe një vajzë 6 vjeçe

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 tw mbrëmjes së sotme në kryqëzimin e Gjadrit, Lezhë, ku janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit me inicialet I. B., P. N. dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R..
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B., përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe.
Syri sjell pamjet e para pas aksidentit, ku duket se është shkaktuar trafiki rënduar.
Të gjithë të lënduarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




