Aksident në Lushnjë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga shoferët largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje–Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen dhe një Mercedes, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk janë shënuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në të dy mjetet.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti tip “Benz”, që po lëvizte nga Lushnja në drejtim të Beratit, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me automjetin tip “VW” që po vinte përballë. Pas përplasjes, “Benz”-i ka rrëshqitur dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen e hekurt.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se drejtuesi i mjetit tip “Benz” është larguar menjëherë pas aksidentit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë bërë normalizimin e trafikut dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.




