Vendi

Aksident në aksin Fier–Levan: Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes me makinën

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Azotikut”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar rënien e drejtuesit të motoçikletës në tokë.

Menjëherë pas aksidentit, shoferi i motomjetit është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button