Life Style
Ajo tha PO! Ish-banorja e BBVA fejohet me reperin italian

Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA” Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë surprizuar ndjekësit e tyre.
Me disa foto të publikuara ata treguan se kanë marrë hapin e madh në marrëdhënien e tyre duke u fejuar.
Në një prej shkrepjeve, Jori shfaqet rrezëllitëse duke treguar unazën e bukur me diamant, ndërsa në një tjetër Fred e puth në faqe, dhe lumturia e modeles është e qartë për t’u parë.
Mbishkrimi që shoqëron postimet e tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “X SEMPRE” – “Përgjithmonë”.
Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive.




