ShowBiz

“Ajo është e virgjër…”/ Arjani dhe Milaimi komentojnë Brikenën: Mund të ketë dhe se*s pa dashuri

Milaim Zeka ishte sot i ftuar në puntatën e parë të “Big Brother Fan Club”, ku komentoi 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas tij, personazhet janë mjaft interesantë. Ai shton se më interesante do të jetë dialogu mes Ilir Vrenozit dhe Brikena Selmanit.

“Do të kemi shumë keqkuptime të dialekteve mes këtyre dy personazheve”, tha Zeka.

Milaimi komenton edhe deklaratën e Brikenës, që nuk ka patur asnjëherë lidhje, duke thënë se ‘ka hyrë e virgjër’ brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këtu ndërhyn Arjan Konomi duke thënë: “Mund të ketë edhe seks pa dashuri”.

Pjesë nga biseda:

Milaimi: Personazhe mjaft interesante, por besoj se më interesantja do jetë dialogu ose mënyra e komunikimit që do të jetë mes Ilirit dhe Brikenës. Do kemi shumë keqkuptime të dialekteve mes këtyre dy personazheve. Sonila po më pyeste ça tha Brikena ‘nuk kam patur lidhje’. I bie që ajo nuk ka patur asnjë lidhje intime ose seks me askënd, i bie të ketë hyrë e virgjër aty. S’kam pasur lidhje, do të thotë s’kam pasur të dashur, gjë që unë shumë e besoj sikurse Arjani.

Arjani: Të të korrigjoj pak, mund të ketë edhe seks pa dashuri, pa patur lidhje. Nuk e dimë këtë, nuk e përjashtojmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button