ShowBiz
“A të kam mungu” – Kushtrimi pyet Xhenetën, kjo e fundit befason me përgjigjen

Gjatë ditës së sotme, Labi ka lënë të nënkuptohet se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori së bashku, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura.
Sidoqoftë, një tension mes tyre është ndjerë sot, teksa dyshja komunikonte brenda shtëpisë, në prani të banorëve të tjerë.
Ishte Kushtrimi ai i cili e pyeti: ’A të kam mungu’. Kësaj ajo iu përgjigj me “aspak”, derisa shtoi se nuk ishte i njëjti person të cilin ajo pohon se e kishte njohur.
“Sepse unë s’e kam parë atë Kushtrim që unë e njoh, është një tjetër. S’po du me të sulmu në prezencë të të tjerëve, kështu që flasim vetëm unë edhe ti”.




