ShowBiz

A do krijojë romancë në BBVK? Habit Linda Rei: Mund të jap edhe br*kët nëse dikush më bën për vete

Transgjinorja Linda Rei është bërë pjesë e shtëpisë së BBVK mbrëmjen e djeshme, ndërsa u shpreh se është e gatshme që të përballojë çdo sfidë.

E pyetur nëse është e hapur për të gjetur dashurinë brenda reality show, Linda Rei u shpreh se “këtu edhe sikur dikush të të dojë, s’ka atribute, gjenitale mashkullore që ta ketë atë kurajë”.

Transgjinorja u shpreh se është gati të japë edhe brekët nëse dikush e bën për vete.

Ndërsa shtoi se frika e saj më e madhe është të harrojë dhe të dalë para kamerave pa reçipeta.

“Jam gati të përballoj çdo sfidë, jam rehat me veten time dhe jam e zonja t’ia dal. Tiparet e mia janë akoma për t’u zbuluar nga mjekësia sepse akoma nuk i di as vetë.

Nëse dikush më bën për vete, mund të të jap edhe brekët. Një situatë dramatike, kur të zgjohem mos harroj dhe të jem pa reçipeta.

Dashuri në shtëpi? Sikur të mos ishim në Kosovë, po. Por këtu edhe sikur dikush të të dojë, s’ka atribute, gjenitale mashkullore që ta ketë atë kurajë, mendoj. Jam një shtrigë me zemër në dorë. Unë do sillja anën time të keqe në BBV, se kur je e mirë të shkelin me këmbë”, tha Linda Rey.

Kujtojmë që transgjinorja ka folur hapur për ndryshimin e gjinisë së saj nga mashkull në fermër.

Në një intervistë, disa vite më parë, ajo ka rrëfyer për operacionin për ndërrimin gjinor.

Pjesë nga intervista:

Moderatori: Na i shpjego pak si është?

Linda: Si të gjitha operacionet normale. Si është? Hej Zot. Kur të bie dhëmbi dhe të vë dentisti një dhëmb tjetër, a ha njësoj bukë?

Moderatori: Dhëmbi kur ndërrohet dhemb, a ka dhimbje?

Pas kësaj pyetje të moderatorit, Linda, i ftuari Valton Krasniqi dhe publiku qeshën me të madhe.

“Mos ma ktheni në humor. Jam duke e pyetur shumë seriozisht”, tha moderatori Shpëtim Desku.

Linda: Po ça kujton ti se është si makinë, marrin një pjesë plastike dhe ta vendosin si lodër? Trupi im, është mish.

Moderatori: Është marrë mish nga pjesa jote e trupit?

Linda: Operacioni i ndryshimit gjinor nuk është siç bën gjoksin, që fut në trup diçka artificiale. Ajo ‘poshtë’ me atë që ke transformohet, nga ashtu në ashtu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button