ShowBiz

Heidi komenton romancën me Romeon: Unë mendoj që këtu brenda…

Big Brother Live nga Shtëpia është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet e tyre ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri. E ftuar në emsionin e Erjolës ishin Heidi, Rike, Françeska. Tema e parë në emision ishin romancat në Big Brother ku Heidi e mori e para fjalën:

Është një ndjesi shumë e fortë të përjetosh një romancë në BBV, ka vështirësitë e veta. Deri diku një lidhje edhe mund të të pengojë, është një thikë me 2 presa. Nëse për shembull ti po bën një lidhje për lojë dhe ti nuk e ndjen një person gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të të marrë situata për keq.”

A mendon se romanca do triumfojë përballë vështirësisë, Heidi u përgjigj:

Unë mendoj që këtu brenda nuk do të pajtohemi. Këtu nuk arrihet të kuptohet kjo gjë dhe thjesht do rrënonim njëri tjetrin më tepër. Nëse do të pajtoheshim, fillimisht duhet të bëjmë një hap prapa dhe duhet të fillojmë të kuptohemi. Duhet të fillojmë të kuptohemi sepse secili prej nesh ka atë krenarinë e vetë.”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button