ShowBiz

“Ferma VIP”, rekord shikueshmërie, nisin sfidat për konkurentët, mësojnë të kujdesen për kafshët

Ferma e Agait ka rrëmbyer vëmendjen maksimale gjatë fundjavës, ndërsa 16 fermerët VIP-a kanë dhënë një shembull të pashoq bashkëjetese deri më tani.

Qëkurëse u bënë pjesë e garës mbrëmjen e së premtes, konkurrentët janë përfshirë në diskutime dinamike që lidhen me jetën e tyre personale, karrierën, e padyshim edhe me detyrimet që kanë ndaj “banorëve” të tjerë të fermës.

Ditën e diel, mjeku veteriner udhëzoi fermerët mbi kujdesin që duhet të tregojnë ndaj kafshëve.

Ndërsa të organizuar në çifte, mezi po presin të marrin një lajm të mirë.

Por sigurisht nuk kanë munguar batutat dhe momentet gazmore.

Në shtëpinë e fermerëve gjendet edhe një konkurent tjetër që po i sfidon me kërkesën e vëmendjes.

Nga ana tjetër Elsa Lila ka trazuar fermën me disa reagime të saj.

Është ky një debat real apo zbatim i detyrës së sabotueses që i ka ngarkuar Agai??

Çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme? Cilat do të jenë sfidat që do të vendosin konkurentët përballë njëri tjetrit?

Mbrëmja premierë e Ferma VIP do të transmetohet live në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara të paltformës Tring./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button