Lajme

Grabitet argjendaria në Fier/ Arrestohet 35-vjeçari, policia i gjen në shtëpi varëse floriri

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari në qendër të qytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Shtetasi me iniciale Sh. K., banues në fshatin Frakull e Vogël, është identifikuar si autor i grabitjes së pak ditëve më parë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një varëse floriri, që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button