Lajme

Qëllonin me kallashnikov dhe videot i publikonin në TikTok, Balla pas arrestimit të 6 të rinjve: Ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkon angazhim maksimal të Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 6 të rinjve të cilët kryenin qitje me kallashnikov, që e kishin pa leje dhe videot i postonin në rrjetin social TikTok.

Balla u shpreh se armëmbajtja pa leje nga të rinjtë dhe ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit.

Reagim i Ballës:

🇦🇱 Armëmbajtja pa leje nga të rinjtë, ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre. Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri.

Arrestimet

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 6 të rinj të cilët mbanin kallashnikov pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës për të postuar video në rrjetin social TikTok.

Gjithashtu e ka pësuar edhe babai i një prej të arrestuarve pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri (pushkë). Ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit “Qitësi” u arrestuan:

• Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “;

• K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Të rinjtë raportohet se u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit me iniciale Nj. S. dhe djalit të tij M. S., u gjet dhe sekuestroi një pushkë dhe municion luftarak.

Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

Njoftimi i policisë:

Mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok, vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 i mitur

Në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri (pushkë).

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, si dhe pas monitorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri, gjatë natës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qitësit”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
•Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “;

•K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Nj. S. dhe M. S., ku u kap 56-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./panorama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button