80% e mjekëve gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive! Ja si ta nxirrni atë jashtë trupit
Nikotina është një substancë kimike në përbërjen e cigareve dhe shërben…
Nikotina është një substancë kimike në përbërjen e cigareve dhe shërben si një stimulues që mund të bllokojë funksionimin normal të qelizave nervore dhe muskulore.
Ajo mund të rritë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, madje mund të shtojë rrezikun e goditjes nga infarkti. Nëse je duhanpirës dhe e ke të pamundur ta ndalosh, duhet të dish se disa ushqime ndihmojnë për ta nxjerrë nikotinën jashtë organizmit tuaj. Disa prej këtyre ushqimeve janë boronica e kuqe, brokoli, fara gruri, karota, lakra jeshile, limoni, portokajtë, shega, spinaqi, xhinxheri.
Pothuajse 80% e mjekëve në mbarë botën gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive. Kjo sipas një sondazhi të kryer midis 15,000 mjekëve nga 11 vende. Një shumicë e konsiderueshme e mjekëve në mbarë botën ia atribuojnë gabimisht nikotinës efektet negative shëndetësore të pirjes së duhanit.
Edhe pse 78% e mjekëve të anketuar nga Kina, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Izraeli, Italia, Japonia, Afrika e Jugut, Britania e Madhe dhe SHBA, të paktën pjesërisht u pajtuan me pohimin se te pacientët e rritur, pjesa më e madhe e dëmit të shkaktuar nga pirja e duhanit vjen nga djegia e duhanit dhe jo nga vetë nikotina. Mesatarisht 73% e mjekëve janë pjesërisht dakord që nikotina shkakton kancer të mushkërive.
Më saktësisht, 78% e mjekëve të anketuar mendojnë se nikotina shkakton aterosklerozë, 77% e tyre thanë se shkakton kancer të mushkërive, pastaj 76% e mjekëve besojnë se nikotina është përgjegjëse për sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (SPOK), 72% për defektet e lindjes, 71% për kancerin e stomakut në kokë/qafë, ndërsa 69% e tyre besojnë se nikotina është fajtore për kancerin e fshikëzës.
Megjithatë, shumë prej tyre priren të përqendrohen në ndërprerjen e përgjithshme dhe jo në alternativa specifike ndaj pirjes së duhanit. Në të gjitha vendet, një shumicë e madhe mjekësh duke filluar nga 71% në 94% pajtohen se ndihma e pacientëve për të lënë duhanin është një prioritet. Mesatarisht, një e katërta e mjekëve deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë kurrë në trajnime për lënien e duhanit.
Hulumtimi u krye nga Sermo, një platformë e pavarur dhe udhëheqëse në njohuritë mbi praktikat e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe u financua nga Fondacioni për një botë pa tymin e duhanit. Mjekët e anketuar janë të punësuar me kohë të plotë, të licencuar për praktikë, me të paktën dy vjet përvojë, të cilët kalojnë të paktën 50% të kohës së tyre në kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit, duke vizituar të paktën 20 pacientë të rritur në muaj./gsh