Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Nga Rama, Beqaj deri tek ortaket e dy koncesionarëve, ja zyrtarët që do të thirren për të dëshmuar
Klevis Xhoxhi është zgjedhur sekretar i Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.
Albana Vokshi po lexon planin e hetimit përpara anëtarëve të Komisionit.
Kujtojmë se në Komisionin Hetimor për PPP e Sterilizimit dhe Check-Up-it ka pasur një debat mes Albana Vokshit dhe deputetit demokrat Plarent Ndreca.
Ky i fundit kërkoi që të kishte dhe një bashkëkryetar për këtë komision, ndërkohë që Vokshi ia ktheu duke shtuar se; kryetarja jam unë!
Për sa kohë sa jam unë do e drejtoj unë këtë komision.
Ka një kryetar. Nuk kemi dy bashkëkryetarë, përndryshe do të ishin dy. Do të ishit dhe ju këtu për të drejtuar.
Drejtohet nga kryetari. Kur unë mos të jem, do të jeni ju zoti Ndreca.”, tha ajo.
Dëshmitarët që do thirren për t’u pyetur:
1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastriliu
4-Shkëqlim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Kociu
7-Klodjan Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje
11-Endri Tafani
12-Pano Soko
13-Artan Koni
15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin
16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.
17-Kryetaret dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve
18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik
20-Avokatura e shtetit
21-Cdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar./OraNews