Life Style
Blero: Ka të reja në jetën time private, nuk dua t’i përmend
Blero Muharremi është komentuar tejet shumë për jetën private gjatë muajve të fundit.
Ai u përfol për të dashurën e tij të re, të cilën e përmendi mjaft shumë edhe sa ishte në Big Brother VIP Kosova 2.
Artisti shqiptar e tha shumë herë se është i lumtur që më në fund ka gjetur dashurinë.
Ndonëse dyshimet shpesh shfaqen në rrjete sociale, ai tha se ka të reja në këtë drejtim.
“Ka gjëra të reja, por nuk kisha pasur dëshirë me i cek”, tha ai gjatë intervistës në Prive.
I njëjti theksoi: “Besoj që do të ma respektoni privatësinë sepse është shumë private”.
Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim nëse është ndarë apo ka një plan tjetër në lidhje me këtë./OraNews