Lajme

Arrestimi i efektivit të “Operacionales”, i dyshuar si trafikant droge, Balla: Policimi, profesion që kërkon integritet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimi të efektivit të Forcave Operacionale si i përfshirë në trafikun e drogës.

Ministri u shpreh se policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, ndaj shtoi se d të bëj gjithçka për ta çuar përpara procesin e vetëpastrimit të policisë.

Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjensisë së Mbikqyrjes Policore është vendosur përpara përgjegjësisë penale një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve” në bashkëpunim me elementë kriminalë”, u shpreh Balla.

AMP njoftoi se ishte ndaluar efektivi Ervis Shkurta, pas operacionit policor mbrëmjen e 21 marsit në kryeqytet ku i riu Enea Sulejmani u plagos nga një efektiv policie në vendin ku do të shkëmbenin 1 kg kokainë, së bashku me dy të rinjtë 20-vjeçarin Ilgi Begaj dhe 26-vjeçarin Shkëlqim Ostreni dhe Enea Sulejmani

Dyshohet se polici 38-vjeçar ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, që u gjet brenda në mjet, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Efektivi i Operacionales u arrestua si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Reagimi i Ballës:

Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjensisë së Mbikqyrjes Policore është vendosur përpara përgjegjësisë penale një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve” në bashkëpunim me elementë kriminalë.

Policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës.

Prandaj do bëj gjithçka për ta çuar përpara procesin e vetëpastrimit të policisë, për të pasur si në drejtim edhe në rolin bazë, jo vetëm më profesionistët, por edhe ata më me integritet.

E vërteta është që përballë sfidave gjithnjë në zhvillim, roli i zbatuesve të ligjit bëhet gjithnjë e më kompleks.

Nga lufta kundër narkotikëve, armë-mbajtjes pa leje, krimeve kibernetike dhe patjetër kundër krimit të organizuar forca jonë policore duhet të përshtatet dhe të jetë e aftë dhe inovatore për ta mbrojtur e po aq, për t’i shërbyer publikut.

Reformimi dhe vetë-pastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i Qeverisë për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme këtë vit, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të patur një shërbim policor të duhur, për Shqipërinë kampion e Ballkanit edhe në fushën e sigurisë publike.

Forcimi i rolit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të ndershëm dhe profesionistë të Policisë së Shtetit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button