Lajme
Jahti luksoz me helikopter në bord, ankorohet në portin e Vlorës për furnizime
Një jaht superluksoz me helikopter në bord u ankorua këtë mëngjes në portin e Vlorës.
Jahti me flamur maltez mësohet se ka mbërritur në brigjet e qytetit bregdetar për tu furnizuar me naftë në brigjet shqiptare.
M/Y AIR me gjatësi rreth 80 metra ka një ekuipazh prej 20 personash është nisur Franca dhe nuk ka pasagjerë në bord.
Jahtet e huaja janë shtuar në brigjet tona të ndikuar edhe reklama që i bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. Dhe jahti i fundit vjen pas bujës që bëri interesi i dhëndrit të ish presidentit Donald Trump për të investuar në Sazan dhe Zvërnec.
Top Channel