Lajme

Pokahontas, të vërtetat dhe legjendat e indianes së Amerikës që u bë simbol i romantikes së “botës së egër”

Pokahontas  shënon fillimin e një ere të re të ndërmjetësimit të botëve, kulturave, traditave dhe qytetërimeve. E panjohura merr prej saj një rreflektim shndritës dhe gjallues. Gjaksorja e atyre marrëdhënieve dhe përplasja e atyre kulturave shohin dhe marrin tek Pokahontas ndërmjetësimin e bashkëjetimit të dy botëve.

Ajo ishte nje grua e zakonshme qe zemra e se ciles shndërroi në një simbol të asaj dashurie që ka endur sa e sa legjenda dhe të vërteta për të mbetur si një referencë dhe shtysë e trajtimeve të ndryshme krijuese. Më shumë se historia e debatuar me kapiten John Smith, ajo ka dominuar memorian e kohës si dëshmi e bashkëjetimit të “botës së egër” dhe civilizimit sharmant të kohës. Si jeta ashtu edhe vdekja e saj është e mbushur me legjenda dhe mistere. Arsyet e vdekjes dhe varri janë edhe sot pas më shumë se 400 vitesh një dëshmi gojëkyçur. Askush nuk di asgjë se ngase vdiq dhe ku gjendet varri i saj.

Fundja të gjithë historitë e mëdha të dashurisë dhe legjendat, duket se jetojnë më mirë në misterin e errët të së panjohurës, marrin frymë më lirshëm në realitet idilike që trilluan mendje dhe pena shkrimtarësh dhe poetësh, se sa në llamburitjet vërbuese të së vërtetave hijerëndë.

Ajo ishte një indiane amerikane e shekullit XVII. Ajo u bë e famshme pasi ruajti marrëdhënie të përzemërta mes indianëve të Virxhinias  që ishte populli i saj dhe kolonizatorëve anglezë, të cilët ndërtuan një fortesë në lumin James duke themeluar kështu qytetin Jamestown në vitin 1607. Legjenda thotë se ajo i shpëtoi jetën kapiten John Smith, kur babai i saj, kryetari Powhatan, ishte gati ta vriste. Disa historianë kanë sugjeruar se kjo histori, është e vërtetë, pavarësisht se duket se rri më mirë në rrëfenjën e legjendës se sa faktit.

Gjatë luftës koloniale me indianët, ajo u kap dhe u mbajt peng. Ajo u pagëzua me emrin Rebeka dhe gjatë kohës që u mbajt rob përmirësoi aftësitë e saj në gjuhë angleze. Në vitin 1614 u martua me plantatorin e duhanit John Rolfe. Ata patën një djalë, Tomasin. Në vitin 1616 familja Rolfe u shpërngul në Londër. Pokahontas u bë njeri i famshëm në Angli. Ajo vdiq në Gravesend dhe u varros në Angli më 21 mars 1617.

Pokahontas ishte e bija e Powhatan, shefit të një një rrjeti të vendasve kontribues fisnore në Tsenacommacah, që përfshin në rajonin bregor të Virxhinias.

Në vitin 1616, Rolf udhëtoi për në Londër. Pocahontas u paraqit për shoqërinë angleze si një shembull i “qytetërimit të egër”, duke shërbyer njëherësh si nxitje dhe shpresë për të stimuluar investimet në vendbanimin e Xhejmstaun.

Ajo shumë shpejt u bë një grua shumë e famshme duke i’u përshtature gradualisht shoqërisë, elegancës dhe sharmit të kohës. Ajo mori pjesë në një shfaqje dramatike me maska në Whitehall Palace.

Më 1617, Rolf nisem në lundrim për Virginia, por Pokahontas vdis në Gravesend nga shkaqe të panjohura. Ajo u varros në një kishë në Gravesend në Mbretërinë e Bashkuar, por vendndodhja e saktë e varrin e saj është një enigmë e pazbulura.

Vende të shumta, monumente, dhe produkte në Shtetet e Bashkuara kanë marrë pagëzimin Pokahontas. Historia e saj është një lakesë romantike e trajtuar përgjatë shumë viteve nga autorë të ndryshëm, duke u shndërruar kështu në një objekt të lakmuar si tematikë dhe trajtesë artistike, kryesisht në letërsi dhe kinema. Shumë njerëz të famshëm kanë pretenduar se janë pasardhës të djalit të saj të vetëm Thomas, duke përfshirë edhe anëtarët e familjeve të para të Virxhinias, zonja e parë Edith Wilson, aktori perëndimor amerikan Glenn dhe astronomi Percival Lowell/ Albert Vataj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button