Uncategorized

Sylvinho pas humbjes me Kilin: Nuk reaguam pas golit të parë, duhet të ngrejmë nivelin

Sylvinho ka qenë i ashpër pas humbjes zhgënjyese 3-0 në miqësoren me Kilin. Ai tha para gazetarëve se skuadra duhej të reagonte aps pësimit të golit të parë.

Ai kërkoi që ekipi të reagojë dhe të tregojë veten siç bëri në Varshavë.

Nuk bëmë aspak mirë në pjesën e parë. Nuk më pëlqeu fare, jemi skuadër që duhet të bëjmë luftë në 90 minuta. Pasi pësuam gol ne duhet të futeshim në lojë. Duhet një nivel akoma më i larë, 2 golat e fundit nuk duheshin pësuar. Duhet të reagonim si në Varshavë dhe Pragë.Vetëkënaqësi nga titullarët? Nuk kemi në ekip titullarë fiks. Jemi skuadër që luajmë me shpirt. Kemi 28 lojtarë, secili merr minutat e veta. Njëri më pak tjetri më shumë, kjo është rruga jonë. Duhet të mësohemi me këtë nivel.

Manaj dhe Broja? Koha është e pakët, nuk është e lehtë ta gjykosh një futbollistë për 45 minuta apo 20 minuta. Nuk ka një rrugë tjetër, kemi 2 ndeshje në pak ditë. Tani është Suedia, pak kohë në dispozicion, duhet të përgatitemi për Europianin.

Kili është skuadër e nivelit të lartë, agresive dhe me histori të madhe. Lojtarë me kualitet të lartë, Sanchez, Diaz, Isla, Bravo, kanë fituar 2 herë Copa America, luajnë në Botëror. Na duhet të përballemi me nivele shumë të larta gjithnjë e më shumë.

Test negativ për lojtarët që duhet të jepnin një përgjigje? Jo, duhet të shohim ndeshjen. Nuk është e lehte të gjykosh në kaq pak minuta. Kemi një ndeshje të vëhstirë me Suedinë dhe pasi të rikthehemi në Tiranë do të vazhdojmë përgatitjet për Europianin”, tha trajneri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button