“Nisën të qëllonin me armë këdo”, rrëfimi dramatik i rojës së sigurisë në sallën e koncerteve në Moskë: Si mbijetuam
Zbardhen dëshmi nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Moskën, ku 4 persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh.
Nga të shtënat u vranë 40 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Një roje sigurie në detyrë në hyrjen qendrore të sallës ka qenë dëshmitar okular i sulmit
Ai përshkruan se si ai dhe tre kolegë i mbijetuan sulmit.
“Kur filluan të shtënat unë isha duke qëndruar në hyrjen qendrore në katin e parë. Ata filluan të qëllonin nga jashtë dhe xhamat u thyen.
Pranë hyrjes kishte tre roje të tjera të sigurisë dhe ata u fshehën pas një tabele reklamimi. Sulmuesit na kaluan 10 metra larg.
Ata filluan të qëllonin mbi njerëzit në katin e parë dhe shkuan drejt sallës së koncerteve. Kur pushuan të shtënat, ne dolëm përmes daljes qendrore dhe administratorët tashmë po ndihmonin të plagosurit”, tha roja i sigurisë/OraNews