Life Style

Kënga e re e Shakirës kundër Gerard Piqué: ‘Do të pendohesh dhe do të vish të më trokasësh sërish në derë’

Ndarja e stuhishme midis Gerard Piqué dhe Shakira daton në qershor 2022. Dhe ajo dashuri dhjetëvjeçare përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme: ylli kolumbian i popit zbuloi se babai i fëmijëve të saj – Sasha dhe Milan – po e tradhtonte me Clara Chia. Që atëherë Shakira nuk e ka fshehur kurrë dhimbjen dhe zemërimin e saj, ndër të tjera të treguara në këngë hakmarrëse, që kanë bërë xhiron e botës.

Gati dy vjet pas ndarjes së saj, Shakira është një grua e re: ajo jeton në Miami me fëmijët e saj dhe sot (e premte 22 mars) del në treg albumi i saj ‘Las mujeres ya no lloran’. Një album nga i cili ne perceptojmë një Shakira më të qetë dhe më të lehtë, e cila ka bërë paqe me të kaluarën dhe shikon nga e ardhmja.

Sidoqoftë, kolumbianja e futi në lojë edhe Piqué në përpjekjen e saj të fundit. Me një këngë që zgjodhi ta quajë ‘Última’, sepse “nëse gjithçka shkon mirë, është kënga e fundit që do ta vendos. Ndjeva sikur kishte ende diçka të mbërthyer në fyt dhe duhej ta nxirrja jashtë. Ia vendosa këngën menaxherit të marketingut të Sony dhe ai filloi të qante. Unë kurrë nuk kam parë një burrë të qajë në zyrën time më parë.”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button