Lajme

Kreshnik Spahiu zbulon se kush negocioi që Spartak Ngjela të bashkohet me Bashën!

Juristi Kreshnik Spahiu, duke folur në lidhje me situatën e krijuar në PD, dhe aleancat e reja të Lulzim Bashës, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme nuk i interesoj aspak opozitës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu tha se Ngjela është bërë krah me Bashën me qëllim që të dalë deputet. Mes tjerash ai shtoi se nuk do të ketë zgjedhje të  parakohshme pasi nuk i interesojnë as Berishës dhe as Bashës.

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i interesojnë as Berishës dhe as Bashës. E para Berisha do të dalë më i humbur dhe do të ketë pozitën më të vështirën pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër Basha është i paorganizuar dhe po përpiqet të mbledhë nga të gjitha anët që të krijojë një lloj ideje koalicioni. Llogaritë e Ramës janë se kush do i fitojë zgjedhjet në katër vitet e ardhshme dhe si e projekton  ai copëzimin e opozitës me qëllim që të jetë sa më pak i dëmtuar.

Rivaliteti i Bashës, Berishës apo Ramës me tre liderët e rinj politikë. Të gjithë kanë rivalitetin brenda vetes. Këta kanë problemin mes vetes. Ngjela ka kapur hallin e Lulzim Bashës që ka nevojë për aleatë dhe Ngjela mund të imponohet që të jetë i pari në listë të deputetëve të këtij koalicioni në një qytet”, tha ai./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button