Bota

OKB miraton rezolutën e parë të inteligjencës artificiale

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutën e saj të parë për inteligjencën artificiale (IA) bazuar në një dokument të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dokumenti thekson se zhvillimi i shpejtë i IA-së kërkon rregulla ndërkombëtare dhe inkurajon bashkëpunimin në veçanti me vendet më të varfra. Nevojitet urgjentisht një konsensus global për sistemet e IA-së të sigurtadhe të besueshme. Dokumenti dënon keqpërdorimin e IA-së.

Pas disa muajsh negociatash mes diplomatëve, drafti u pranua nga organi më i madh i OKB-së pa ndonjë ndryshim të mëtejshëm të propozuar. Kjo bëri të mundur që Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ta miratonte rezolutën unanimisht pa votim formal. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button