Lajme

NJËRI ULET, TJETRI NGRIHET/ Pas Berishës, Basha “zapton” foltoren e Kuvendit, por e pëson keq

Lulzim Basha është detyruar të heqë dorë nga parimet e tij euro-atlantike, duke vepruar pikërisht siç vepronin deputetët e opozitës këto 6 muaj, por që për të ishte e pakuptueshme sjellja e tyre

Kërkesa për fjalimin e tretë në Kuvend nga deputeti Lulzim Basha ka detyruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla që të mos ia japë fjalën Bashës.

Dhe kjo është shoqëruar me revoltën e Bashës, i cili refuzoi të largohej nga foltorja, duke nisur një mini-protestë në Kuvend.

Pas kësaj Nikolla i njoftoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit.

“Rregullorja është e qartë, do e zbatojmë atë”, iu drejtua Nikolla Bashës./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button