Shëndet

Shpresë për shërimin nga HIV/ Shkencëtarët heqin me sukses virusin nga qelizat e infektuara

Shkencëtarët kanë kryer me sukses disa prova për eliminimin e HIV nga qelizat, çka rrit shpresën për krijimin e një kure shëruese për të prekurit nga virusi

Një kurë për shërimin e të prekurve nga HIV ndoshta nuk është e largët pasi shkencëtarët njoftuan se provat për eliminimin e virusit nga qelizat në një laborator rezultuan të suksesshme.

Duke përdorur një mjet për modifikimin e gjeneve të njohur si Crispr-Cas, ata ishin në gjendje të synonin ADN-në e HIV-it dhe të hiqnin të gjitha gjurmët e virusit nga qelizat e infektuara.

Duke punuar në thelb si gërshërë, teknologjia fituese e çmimit Nobel mund të presë ADN-në në pika të caktuara, duke lejuar që gjenet e padëshiruara të fshihen ose materiali i ri gjenetik të futet në qeliza.

Autorët e studimit thanë se kanë zhvilluar një sulm efikas ndaj virusit, megjithatë HIV mund të infektojë lloje të ndryshme të qelizave dhe indeve në trup, kështu që ata po kërkojnë një mënyrë për të synuar kudo që ai shfaqet.

Sipas shkencëtarëve, puna përqendrohet në optimizmin e rrugës së shpërndarjes së HIV në qeliza dhe shpresojnë të hartohet një strategji për ta bërë sistemin sa më të sigurt për aplikimet klinike të ardhshme dhe për të arritur ekuilibrin e duhur midis efikasitetit dhe sigurisë.

“Por ndërsa këto gjetje paraprake janë shumë inkurajuese, është e ende herët të deklarohet se ka një kurë funksionale për HIV”, theksojnë ata

Shumica e njerëzve të infektuar me HIV kanë nevojë për terapi anti-retrovirale gjatë gjithë jetës.

Nëse ndalojnë marrjen e këtyre barnave, virusi i fjetur mund të rizgjohet dhe të shkaktojë sërish probleme.

Zbulimi i fundit, shton shpresat në luftën kundër një prej sëmundjeve më të rrezikshme të dekadave të fundit!/Nga Albina Murataj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button