ShowBiz

“Një shpirt luftarak, e shoh fituese”/ Loja e Eglës në BBV në sytë e vëllait të saj: I pëlqejnë sfidat, nuk tërhiqet kurrë

“Para se të futej thonim që nuk do të rezistonte dot aty, mbase vetëm 2 javë”

Vëllai i Egla Cenos ka qenë mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku ka folur për herë të parë për lojën e së motrës në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

I pyetur nëse ka qenë dakord me vendimin e saj për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beso Ceno u shpreh:

Unë jam një ndër mbështetësit më të mëdhenj të saj, ajo shpesh kërkon dhe mendim nga unë. Eglës i pëlqejnë sfidat, nuk tërhiqet kurrë. Kjo është diçka ndryshe nga çfarë bën në jetën e saj. Kjo është dhe arsyeja pse vendosi të hynte”.

Ndërsa duke folur për lojën e Eglës në BB VIP3, Beso tha:

“Nuk jam një ndjekës i rregullt i programit, mundohem të shoh ‘prime-t’ sepse më pëlqen kur shoh Eglën. Po i jep shumë atij programi, ka krijuar ndjekësit e vet. Ka njerëz që mund të mos e pëlqejnë, por nëse nuk do të ishin këta njerëz, nuk do të ishim këto që jemi. Para se të futej thonim që nuk do të rezistonte dot aty, mbase vetëm 2 javë. Unë e di që ajo është një shpirt luftarak, nuk dorëzohet kurrë. E shoh fituese”./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button