Life Style

Edhe një FOTO e mbretëreshës Elizabeth II është modifikuar

Një foto e mbretëreshës Elizabeth II me nipërit dhe mbesat është modifikuar, si ajo e Kate para disa ditësh, sipas ”The Guardian”.

Kjo foto u dallua nga agjencia globale e fotografive Getty Image, që tha se “fotoja ishte përmirësuar digjitalisht në burim”.

Në fillim të këtij muaji, pesë agjenci ndërkombëtare fotografike që shpërndanë fillimisht një imazh të princeshës së Uellsit për të shënuar Ditën e Gruas, lëshuan paralajmërimin për ta tërhequr duke ndezur një valë të madhe komentesh, spekulimesh dhe madje edhe teorish konspirative.

Të mërkurën, Getty Images kishte pikasur një fotografi të dytë, të realizuar në Balmoral në gusht 2022 dhe të publikuar nga Buckingham Palace më 21 prill të vitit të kaluar për të shënuar atë që do të kishte qenë ditëlindja e 97-të e mbretëreshës së ndjerë, ku jep hollësi për origjinalitetin e saj.

Ajo tregon Elizabetën e rrethuar nga nipërit dhe mbesat e saj.

Një zëdhënës tha se “Getty Images ka rishikuar imazhin në fjalë dhe ka vendosur një shënim të redaktorit në të, duke deklaruar se imazhi është përmirësuar në mënyrë digjitale në burim”.

Midis mospërputhjeve janë një vijë vertikale ku tartani i skajit të mbretëreshës së ndjerë nuk përputhet, një hije e errët pas veshit të princit Louis dhe një pjesë e zezë e ngjashme e vogël pas jakës së këmishës së princit George.

Fotoja e Kate dhe tre fëmijëve të saj, e realizuar nga princi i Uellsit dhe e para e princeshës që u publikua që kur ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, shkaktoi spekulime të shumta në rrjetet sociale.

Imazhi i mbretëreshës Elizabeth II dhe familjes së saj është marrë disa javë para se të vdiste.

Nipërit e saj Louise Mountbatten-Windsor dhe James, Earl of Wessex, fëmijët e dukës dhe dukeshës së Edinburgut, janë duke qëndruar prapa.

Përballë tyre janë Lena Tindall, vajza e Majk dhe Zara Tindall, princi George dhe princesha Charlotte, dy fëmijët më të mëdhenj të princit dhe princeshës së Uellsit; Isla Phillips, e bija e Peter Phillips dhe princi Louis, fëmija më i vogël i princit dhe princeshës së Uellsit.

Në të djathtë të monarkut është Mia Tindall, duke mbajtur fëmijën Lucas Tindall, dhe në të majtë është Savannah Phillips.

Buckingham Palace është kontaktuar për koment. / OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button