Bota
Putin mban fjalimin e fitores pas përfundimit të zgjedhjeve: Tani do të jemi më të fortë dhe më efektivë
Pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale Vladimir Putin u shfaqu për të konfirmuar se ka fituar presidencën. Ai thotë se fitorja e tij do t’i lejojë Rusisë të bëhet më e fortë dhe më efektive.
“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të bashkuar. Ne jemi një familje e bashkuar”.
“Dua të falënderoj rusët për mbështetjen dhe besimin. Rezultati i zgjedhjeve përfaqëson besimin e plotë të qytetarëve në faktin se ne do të bëjmë gjithçka siç është planifikuar. Tani do të jemi më të fortë dhe më efektivë”, tha presidenti rus Vladimir Putin.
/Shqiptarja.com