Bardhi tregoi se si është gjendja shëndetësore e nënës së tij
Në Prime-in e së shtunës në Big Brother VIP Albania, ka qenë i pranishëm edhe rep-artisti, Bardhi i cili ditë më parë kishte lënë garën, pas raportimeve për gjendjen shëndetësore të nënës së tij.
I pyetur nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço për shëndetin e së ëmës, këngëtari nga Kumanova potencoi se gjendja e saj shëndetësore është mirë.
Edhe pas daljes nga shtëpia e BBVA-s, dinamikat dhe ngjarjet e papritura kanë përfshirë jetën e Bardhit.

Lidhja e tij e shumëpërfolur me Sara Gjordenin, po ashtu edhe gjendja shëndetësore e nënës së tij, ishin ndër temat më të përfolura të javës.
Madje një lajm, që bëri xhiron në mediet e shtypit rozë ishte edhe vizitën që pati Sara në Kumanovë dhe takimin e parë me nënën e Bardhit.
Ndonëse, rrugëtimi i tyre në BBVA ka përfunduar, Bardhi dhe Sara janë ndër çiftet më të përfolura. /Telegrafi/