Lajme

Blindohet Vlora, Policia dhe FNSH aksion në qytetin bregdetar, kontrolle makinave luksoze e atyre me xhama të zinj

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po bëjnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës.

Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit.

Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button