Lajme

Vlorë, Rama inspekton punimet në Lungomare 3: Transformim shembullor i 10.7 kilometrave turistike

VLORË – Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet që po kryhen në Lungomare 3. Projekti që po vihet në zbatim për këtë zonë të plazhit, do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.

Do të krijohen shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit.

Rama, i shoqëruar edhe nga inxhinierët që po vënë në zbatim këtë projekt si dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se do të bëhet një rikualifikim i godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor të 10.7 kilometrave turistik.

Kryeministri nuk i kurse batuat as me disa qytetarë që kishin zgjedhur të bënin plazh këtë ditë marsi pranë zonës ku punohet. Ata e thërritën kryeminsitrin nga larg t’iu bashkohej atyre për plazh.

‘O gjigand, hajde o babale zhytu!’

Nuk mungoi as përgigjja e Ramës.

‘Po erdha unë aty, nuk ka kush i bën këto punë këtu. Janë të ndara gjërat.

/Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button