ShowBiz

“Flirtoi me gjithë shtëpinë pastaj u bë e dashura jote”, debat me Ilnisës dhe Romeos

Ilnisa i është drejtuar gjithashtu Romeos, duke i thënë se Heidi ka flirtuar me Alfion, Fatjonin, Meritonin dhe më pas u bë e dashura e tij.

Heidi ka qenë një ndër personat që është komentuar më së shumti ditët e fundit në shtëpinë e BBV. Disa banorë kanë nisur të diskutojnë se Heidi ka flirtuar me disa meshkuj në shtëpi pasi sipas tyre ajo ka qenë në dijeni të faktit se romancat pëlqehen jashtë dhe për këtë arsye ka dashur që të krijojë me patjetër një lidhje.

Ndërkohë që këtë gjë Ilnisa e ka diskutuar me Rozën, ajo i është drejtuar gjithashtu Romeos, duke i thënë se Heidi ka flirtuar me Alfion, Fatjonin, Meritonin dhe më pas u bë e dashura e tij. Kjo deklaratë e Ilnisës, sigurisht që ka nervozuar Romeon, i cili është shprehur se duhet t’i vijë turp për këtë deklaratë pasi është femër vet.

Teksa ka qenë në oborr së bashku me Erjolën dhe Romeon, Ilnisa i është drejtuar Erjolës duke thënë:

Ilnisa: Ai është në autobuz, ai është përdorur sic ka dashur Heidi.

Erjola: Nuk është përdorur ai. Ne të dyja e shohim ndryshe.

Ilnisa: Të dy kanë përdorur njëri-tjetrin. Mua më vjen keq për Romeon.

Erjola: Jo, jo. Unë e shoh si femër.

Ilnisa: Se në fund të ditës, Heidi flirtoi me gjithë shtëpinë dhe u bë e dashura jote. Kaq.

Erjola: Këtu po gabon o Ilnisa se je duke i vënë peshë të madhe dikujt.

Ilnisa: Flirtoi me Alfion, flirtoi me Fatjonin dhe flirtoi dhe mbeti tek ty.

Romeo: Të të vijë zor nga vetja se je femër vet. Por nuk meriton ti asgjë, ti meriton fiks këtë fytyrën që ke tani. Shfrytëzuese e poshtër./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button