ShowBiz
Vazhdojnë tensionet në shtëpinë e Big Brother – këtë herë mes Eglës dhe Ledjonës
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë tensionet ndërmjet banorëve.
Pas një situate në ditën e sotme (e enjte) mes Eglës dhe Rike Roçit, debatet nuk janë ndalur.
Kësaj radhe, një i tillë nuk ka munguar edhe mes aktores shqiptare me gazetaren Ledjona Xheladinaj.
Të njëjtat kanë ofenduar vazhdimisht njëra-tjetrën, e madje edhe duke ironizuar.
Në një moment, Ledjona ia bllokoi rrugën dhe më pas Egla ia vendosi dorën para fytyrës
Të shpeshta janë bërë këto ngjarje në shtëpi, ku edhe në disa raste janë detyruar që të marrin masa.
Një ‘zarf i zi’ ka mbërritur së fundmi në shtëpi dhe do të hapet gjatë spektaklit të së shtunës./Telegrafi