Lajme

Adoleshenti bie me motor nga ura e Piskovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Përmetit, ku një 16-vjeçar ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative Piskovë.

Ai po udhëtonte me një motoçikletë në momentin e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Këlcyrë-Permët.

Mësohet se 16-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor.

Konfirmohet se djali 16-vjeccar ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi.

Motori me 4 goma është më flotën e motorëve që jepen me qira nga ‘Përmet Adventure Tours’, kompani në të cilën është aksioner kryetari i Njësisë Administrative të Piskovës, Juxhin Pasho./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button