Lajme

Gërryenin shtratin e lumit Vjosa, procedohet përgjegjësi i firmës

Policia e Vlorës, ka proceduar penalisht përgjegjësin e punimeve të një firme që kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.

Po ashtu, janë sekuestruar 2 mjete (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i punimeve të një firme, sepse në vendin e quajtur “Ura e Poçemit”, Rexhepaj, Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button