ShowBiz

“Çfarë doni nga unë?” – të gjithë banorët kundër Romeo Veshajt, ‘shpërthejnë’ në ofendime

Romeo Veshaj ka qenë cak i banorëve të tjerë pas spektaklit të kaluar në Big Brother VIP Albania 3.

Julian Deda, Erjola Doçi dhe Egla Ceno – ishin vetëm disa nga banorët që iu vërsulën prezantuesit duke e akuzuar për raportin me Heidi Bacin.

Erjola kaloi në ofendime duke thënë se e ka përdorur atë për marrëdhënien me Bacin.

“Je i zi si rrobat që ke veshur. Edhe në jetë kështu ecën, duke përdorur femrat?”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët e moderatores.

Konkurrentët e tjerë gjithashtu reaguan dhe ndërhynë në debatin që u zhvillua.

Romeo duket t’i ketë kundër të gjithë banorët momentalisht, ndonëse po vazhdon me lojën e tij. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button