Sport

“Guardia Di Finaza” kontroll në zyrat e Milanit, sekuestrohen dokumente dhe celularë; kuqezinjtë rrezikojnë dënimin nga UEFA

Guardia Di Finanza ka bastisur sot zyrat në “Casa Milan”, duke sekuestruar dokumentacion të rëndësishëm rreth kuqezinjve. Policia italiane, është sinjalizuar me anë dokumentacionit për parregullsi të rënda financiare të klubit kuqezi, që rrezikon sanksione të rënda kombëtare e ndërkombëtare.

Sipas “Corriere.it”, Prokuroria e Milanos ka hapur hetim për administratorin e deleguar të klubit, Xhorxho Furlani si dhe paraardhësin e tij, Ivan Gazidis, pasi ata akuzohen se kanë penguar punën e Federatës Italiane për verifikimin e shoqërive që zotërojnë realisht klubet. Nëpërmjet dokumenteve është bërë e qartë se dyshohet që pronari i klubit nuk është në fakt ashtu siç mendohet kompania “RedBird” me Xherri Kardinale si supervizor, por në të vërtetë pronari i mëparshëm, “Elliot”.

Të gjitha këto dyshime lindin nga dokumente që janë sekuestruar në vitet e kaluara, por dhe që janë konstatuar në turin arab që kanë bërë gjatë dimrit drejtuesit aktualë kuqezinj, të cilët kërkonin investitorë potencialë. Bëhet e ditur se janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike mes të cilëve edhe telefona celularë, për të vërtetuar këto dyshime shumë të rënda.

Në fakt, nëse vërtetohet se është “Elliot” ai që kontrollon klubin, Milani do të përballet me sanksione të rënda, pasi kompania në fjalë ka në zotërim edhe Lilën, të cilës përveç të tjerave i ka dhënë edhe një kredi prej 200 milionë eurosh dhe nga e cila në vitet e fundit kuqezinjtë kanë marrë lojtarë si Rafael Leao dhe Majk Menjo. Kjo thyguaren rregulloret e UEFA-s që ndalon pronësitë e dyfishta e kësisoj, do të kishte penalizime sportive për klubin italian dhe atë francez./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button