Politike

“Duhet një aksion i fortë politik”, Koçeku: Spiropali dhe figurat e PS të dalin përtej fjalëve

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e ftuar në studion e emisionit Prime News24 ka folur në lidhje me qëndrimet kritike ndaj qeverisjes brenda mazhorancës socialiste.
Ajo theksoi se Elisa Spiropali, por edhe figura të tjera duhet të dalin përtej fjalëve të tyre dhe të përkthejnë qëndrimin në votë kundër kryeministrit Edi Rama.
Koçeku nënvizoi se ka nevojë për një aksion të fortë politik nga të gjithë figurat e Partisë Socialiste, për t’iu kundërvënë lidershipit të Ramës.
“Ka patur role kyçe në PS, ka qenë pjesë e kupolës në drejtimin e vendit. Nisur nga retorika që ka përdorur kohët e fundit po. Por unë do të isha fanse dhe shtytëse e një aksioni më të fortë politik nga të gjitha figurat e PS, për të dalë përtej fjalëve dhe për ta përkthyer me votë qëndrimin e tyre”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button