Sherri me Sara Gjordenin, reagon ish-banori i BB VIP3: Marrëdhëniet me të gjitha…
Unë përgjithësisht me të gjithë Sarat shkoj mirë”
Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Gabriele Mezini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, në Top Channel, ku nuk kanë munguar pyetjet ‘pikante’ për të.
Në një moment, Ed Manushi e ka pyetur Mezinin në lidhje me Sara Gjordenin.
Ai shprehet se me të gjitha Sarat i ka punët shumë mirë dhe shkon me to. Ndonëse u tregua i rezervuar në lidhje me marrëdhënien që ka me ish-banoren e edicionit të tretë të BBV, ku së fundmi kanë hedhur ironi për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, Gabriele shprehet se raporti i tyre u mbyll brenda në shtëpi dhe nuk ka se çfarë të diskutohet më.
Pjesë nga biseda në studio:
Sara Gjoka: A mund të flasë dhe i ftuari im ju lutem?
Ed Manushi: Çfarë keni juve të dy, ju shoh shumë në harmoni.
Gabriele Mezini: Unë përgjithësisht me të gjithë Sarat shkoj mirë. Kam pasur dhe banore dhe përgjithësi kam shkuar mirë dhe po shkoj mirë dhe me Sara Gjokën.
Ed Manushi: Si i ke marrëdhëniet me Sara Gjordenin?
Gabriele Mezini: Unë nuk prish marrëdhëniet, i kam mirë me të gjithë.
Ed Manushi: Po tani si i keni?
Gabriele Mezini: Marrëdhëniet u mbyllën që te shtëpia kështu që…
Ed Manushi: Pashë disa ngacmime kështu…
Gariele Mezini: Kush ngacmon, përgjigjet.