Politike

Balla pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS: Ligji për tubimet do hyjë menjëherë në fuqi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se ligji i ri për tubimet, i prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, do të miratohet përmes një akti normativ dhe do të hyjë menjëherë në fuqi.
Balla i bëri deklaratat gjatë një daljeje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Ai u ndal gjithashtu te protestat studentore që vijojnë prej dy javësh në vend, duke përsëritur thirrjen e qeverisë për dialog me të rinjtë, por duke theksuar se bisedimet nuk mund të zhvillohen me personat që përfshihen në akte dhune.
“Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ, do hyjë në fuqi menjëherë. Kemi në seancë edhe disa ligje për miratim, që kanë të bëjnë me integrimin europian. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga destruktiviteti.

Kryeministri Rama ka qenë i qartë: dialog me studentët. Ne mbështesim studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë. Ne jemi të hapur, që të diskutojmë për rritjen e shumave për këto kategori studentësh. Por dialogu nuk mund të zhvillohet me ata që dhunojnë”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button