Aktualitet

Motra e Erjont demaskon propagandën e shëmtuar të trolleve të Ramës për kurimin: Janë të gjitha mashtrime…nuk e ka dërguar shteti, por familja

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme kinse shteti ka asistuar për të mbuluar shpenzimet e kurimit jashtë shtetit të të riut që u qëllua me plumb në sy nga policia e Ramës.

Po këto lajme i ka hedhur poshtë e motra e Erjonit, e cila i ka cilësuar si propagandë qeveritare dhe mashtrime.

“Qeveria po mundëson trajtimin e specializuar në Itali të Erjon Vishkullit, të plagosur rëndë në sy gjatë protestës. Një gjest që meriton vlerësim, por që nuk zëvendëson drejtësinë”, – është lajmi propagandistik që qarkulloi në rrjetet sociale nga trollet qeveritare.

Më pas ka ardhur përgënjeshtrimi i motrës së Erjonit, Rubi Vishkulli, e cila shkruan:

“Njoftim zyrtar… Janë të gjitha mashtrime, propaganda të Ramës për të dalë protagonist i ngjarjes vetë, për ta kthyer çështjen në politikë. Unë jam motra e Erjon Vishkullit dhe e kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes sonë dhe jo shteti. Shpërndani lajme të sakta”, – shkruan ajo.

Image
Image
Image

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button