“Unë kam qenë emigrant i paligjshëm në Greqi, punoja kur isha në moshën e këtyre” – Bushati përplaset me Shalsin: E meritoni molotovin

Analisti Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, për revoltën që ka shpërthyer në Shqipëri, veçanërisht për dhunën, të cilën Shalsi e dënoi, ndërsa Bushati e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj dhunës qeveritare prej 13 vitesh.
Debati:
Eduard Shalsi: Bushati tha ata qytetarë meqenëse nuk u dëgjuan, kaluan në veprime të dhunshme. Nuk ishin po ata qytetarë. Ata që kanë bërë vandalizmëat… Nuk e justifikoj dot një student që të djegë Kolegjin e Europës.
Andi Bushati: Banakët, jo shkollën.
Eduard Shalsi: Ka aty kubikë edhe biznesi. Shkuan dhe dogjën Kolegjin e Europës. Pastaj te Qyteti Studenti, dhunojnë konviktet e Kolegjit të Europës. Pastaj djegin zyrën që ofron shërbime falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajën avokatë.
Andi Bushati: Këto janë simbolet më të bukura që kanë ndodhur në Shqipëri.
Eduard Shalsi: Pastaj te përfaqësia e Vatikanit, Banka e Shqipërisë, pastaj dhunojnë bizneset private, janë 80 biznese private. Dhunojnë bankat.
Andi Bushati: Një festë e vëretë demokracie. Janë njerëz të revoltuar. Me kartë student apo jo…
Eduard Shalsi: Nëse mendon, se druaj nëse je naiv për të mos kuptuar se nuk kanë lidhje me studentët, por këto goditje të tilla… Kam dëgjuar, kam një javë.
Andi Bushati: Çdo gjë kanë bërë perfekte. Është përgjigje ndaj dhunës sistematike. Këni 13 vjet që bëri dhunë.
Eduard Shalsi: Vij nga protestat. Në moshën e këtyre kam qenë emigrant i paligjshëm në Greqi. Nuk mund të përfytyroj që ai masivitet i protestës së qershorit, të ndyhet dhe përdhunohet, të minojë mesazhin.
Andi Bushati: Ajo e ngriti më lart.
Eduard Shalsi: Kam arsye të besoj se ata vandalë dhe dhunues, e kanë njollosur dhe bërë pis qëllimet e mira të studentëve.
Andi Bushati: Mund të jemi palë, por unë për këto pesë ditë kam mbi 50 artikuj të mediave më të mëdha të botës, asnjëra nuk ka diskutimin e PS, por thonë një popull i revoltuar me kryeministrin e vet.
Eduard Shalsi: Kam dëgjuar nga opinionistët, ke media organizatorë të protestës. Ke gazetarë, organizues të protestës. Diskursi interesant, në Itali, që e justifikojnë ashpërsinë e protestës dhe i bien këmbanave të alarmit për politikanët që të kuptojnë rrënjët e pakënaqësisë. Mos kujto se e bëjmë gjumin e qetë. Por asnjë të vetëm nuk kam parë, një opinionist serioz që të justifikojë vandalizmat dhe dhunën.
Andi Bushati: Dhuna dhe molotovi janë kundërpërgjigje e dhunës që ushtroni ju prej 13 vjetësh.





