Politike

“Kjo qeveri të kthejë paratë që janë grabitur”/ Ironizon, Korreshi: Po Ballukut me taborë do ia marrë miliarda euro që i kanë bërë dëm shtetit?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në nje studio televizive komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar protestuesit.

Korreshi ngriti pyetjen ndaj kreut të qeverisë, se kush i kthen miliardat që ka vjedhur Balluku me taborë.

Më tej, Korreshi nënvizoi se me paratë që ka vjedhur kjo qeveri, do ishin plotësuar kushtet e studentëve dhe Shqipëria do ishte shumë më e mirë.

Saimir Korreshi:

Në Europë shkohet duke ua marrë lekët që kanë vjedhur këta.

Kryeministri u tha adoleshentëve se prindërit e tyre do të paguajnë për pllakat e trotuarit. Po Ballukut me taborë do ia marrë miliarda euro që i kanë bërë dëm shtetit?

Kush i paguan? KLSH thotë se miliarda euro janë vjedhur. Kjo qeveri të kthejë paratë që janë grabitur.

Studentët qëndronin 50 vite në konvikt me paratë që janë vjedhur nga kjo qeveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button