Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, i është bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, duke treguar mbështetjen e saj për të rinjtë dhe shqetësimet që ata kanë ngritur për të ardhmen në Shqipëri.
Artistja është shfaqur në mesin e protestuesve së bashku me gazetarin Bledi Salaj. E veshur sportivisht, me një xhup të zi pa mëngë dhe syze dielli, Gaçe ka zgjedhur të jetë fizikisht pranë të rinjve, për të biseduar nga afër me ta dhe me pjesëmarrësit e tjerë në tubim.
Prania e saj në rrugë vjen pas disa reagimeve të forta në rrjetet sociale, ku këngëtarja ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rinisë shqiptare dhe mungesën e shpresës për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre.
Në një prej mesazheve të saj, Aurela Gaçe ngriti një sërë pikëpyetjesh për situatën me të cilën përballen të rinjtë, duke shkruar: “Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu? Kush është përgjegjës?”

Pjesëmarrjen në protestë, këngëtarja e ka shoqëruar qëndrimin e saj publik me praninë në terren, në një kohë kur zërat e studentëve vijojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik.
Dalja e saj mes protestuesve ka tërhequr interes edhe në rrjetet sociale, ku mbështetja e artistes për të rinjtë është bërë pjesë e diskutimeve që shoqërojnë protestën në kryeqytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button